Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit, Haliti, e zëvendëson përkohësisht kryeparlamentarin Krasniqi

, 09.08.2011




Megjithëse, me vendim të Kryesisë, nga 1 deri më 19 gusht është dhënë pushim vjetor për deputetët, Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon ta ushtrojë funksionin e tij kushtetues.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, e zëvendëson përkohësisht kryeparlamentarin Krasniqi në krye të legjislativit të vendit. Sekretaria dhe Administrata e Kuvendit gjithashtu e vazhdojnë punën rregullisht.

Kuvendi i Kosovës funksionon dhe mund të mblidhet brenda 24 orëve, nëse kërkohet nga grupet parlamentare.

 

Nënkryetari i Kuvendit, Haliti, e zëvendëson përkohësisht kryeparlamentarin Krasniqi