Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 24.08.2011




U mbështet kërkesa buxhetore e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2011

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, u shqyrtua kërkesa buxhetore e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2011.

Anëtarët e komisionit përkrahën rekomandimet e grupit të punës lidhur me reduktimin e kërkesës buxhetore të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2011.

Më tej anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën propozim- amendamentet e grupit punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Projektligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, si dhe mbështetën në parim Projektligjim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe mund të procedohen më tej.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa