Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 25.08.2011
U shqyrtuan pasqyrat e audituara financiare të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2010
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit, u shqyrtuan pasqyrat e audituara financiare të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për vitin 2010.
Shqetësimeve dhe interesimeve të anëtarëve të komisionit lidhur me raportin e auditimit të jashtëm, me theks të veçantë rreth mjeteve të palokuara, regjistrimit të pasurisë, bashkëpunimit të Trustit të Kursimeve Pensionale me Bankat Komerciale, shpenzimet kapitale, etj. iu përgjigjën kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli, si dhe drejtori ekzekutiv i Trustit Pensional, Adrian Zalli, të cilët kanë folur edhe për aktivitetet e TKP-së gjatë vitit 2010.
Pas diskutimeve të shumta për çështje të ndryshme, anëtarët e komisionit e përkrahën këtë raport të auditimit dhe mund të procedohet në njërën nga seancat e radhës.