Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri

, 25.08.2011




U shqyrtuan katër projektligje.


Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe  Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme  shqyrtoi katër projektligje, nga të cilat tri do të procedohen në lexim të dytë.

Sipas propozimit të kryetarit të  Komisionit, Zenun Pajaziti, Komisioni vendosi që Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Projektligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe  Projektligji për masat mbrojtëse të importeve, të miratohen dhe të procedohen tutje sipas Rregullores së Kuvendit. Po kështu, Komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për Hekurudhat e Kosovës, me ç’rast formoi edhe grupin punues për amendamentimin e tij.

Projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, Komisioni vendosi që ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.

Po ashtu, në këtë mbledhje Komisoni përkrahu edhe  propozim-vendimin e qeverisë për emërimin e një anëtari në Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe  Industri