Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 26.08.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale, me amendamentet e propozuara nga grupi punës.

Anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, me amendamentet e propozuara nga grupi punës, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen tjetër të radhës.

Gjatë këtij takimi përkrahjen e anëtarëve të komisionit e mori edhe Projektligji për mbrojtjen e informatorëve, me amendamentet e propozuara nga grupi punës.

Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik me amendamentet e propozuara nga grupi punës, mbeti që të trajtohet sërish nga anëtarët e komisionit, ndërsa mbështetje nga ta mori Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, me amendamentet e propozuara nga grupi punës.

Anëtarët e komisionit përkrahën edhe raportin me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për lirinë e asocimit në organizatat joqeveritare, si dhe raportin me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Gjatë shqyrtimit të raportit me amendamentet e komisionit funksional të Projektligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, anëtarët e komisionit e përkrahën atë, ndërsa vlerësuan se katër amendamente të këtij Projektligji janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion