Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
, 27.08.2011
U shqyrtua Projektligji për shtetësinë e Kosovës.
U përkrah në parim Projektligji për zjarrfikje dhe shpëtim.
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u shqyrtua në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës, me ç‘rast u formua grupi punues.
Anëtarët e Komisionit kanë përkrahur edhe propozim-amendamentet e Projektligjit për zjarrfikje dhe shpëtim dhe mund të procedohet më tej.