Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, John A. Boehner

, 29.08.2011




Me rastin e tragjedisë që ndodhi në SHBA, si pasojë e stuhisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës i dërgoi një telegram ngushëllimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, John A. Boehner, me këtë përmbajtje:”

I nderuar Zoti John A. Boehner,

Me dhembje të thellë mësuam lajmin për vdekjen e së paku njëzet e një qytetarëve amerikanë dhe për dëmet e mëdha që shkaktoi stuhia e fuqishme në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim, ju shpreh  Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara ngushëllimet më të sinqerta.

Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur thellë në shpirt tërë popullin e Kosovës, prandaj, duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju siguroj se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj bashkëndiejnë dhimbjen dhe solidarizohen me qytetarët e Shteteve të Bashkuara.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, John A. Boehner