Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 05.09.2011




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Me këtë rast Komisioni formoi dy grupe punuese , të cilat do të bëjnë propozimin e amendamenteve në këto dy projektligje, të cilat tashmë kanë kaluar në leximin e parë në Kuvend. Në këtë mbledhje u fol edhe për detyrat që e presin këtë komision në shqyrtimin e disa ligjeve që pritet të vijnë nga sponzoruesit, si dhe për disa çështje të metodës së punës gjatë shqyrtimeve e amendamentimeve të projektligjeve.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media