Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 06.09.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Ky projektligj për të cilin është debatuar në tri mbledhje paraprake, u përkrah sot nga shumica e anëtarëve të Komisionit. Kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti tha se me këtë vendim, Komisioni i hapë rrugë shqyrtimit të tij final edhe nga ana e deputetëve në mbledhje plenare.

Ai po ashtu vlerësoi se ky projektligj do të ndikojë në përshpejtimin e procesit të privatizimit dhe riorganizimin e shumë ndërmarrjeve, veçanërisht të kombinatit "Trepça".

Në këtë mbledhje, Komisioni diskutoi edhe lidhur me Ligjin për miniera dhe minerale, përkatësisht ndryshimin dhe plotësimin e tij. Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që para se të formojë grupin punues për hartimin e projektligjit, të organizojë dëgjim publik.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...