Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 09.09.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u përkrah raporti përfundimtar i Projektligjit për zjarrfikje dhe shpëtim.

Anëtarët e komisionit shqyrtuan në parim edhe Projektligjin për të huajt, me ç‘rast formuan grup pune.

Më tej u shqyrtuan dhe u miratuan propozim-amendamentet e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës dhe mund të procedohet më tej.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit diskutuan edhe për çështjen aktuale të sigurisë në veri të Mitrovicës. Në vijim ata u njoftuan se gjatë ditës së hënë, më 12 shtator, në komisionin parlamentar për siguri do të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së