Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 27.09.2011




Mbledhja e sotme e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, filloi me shqyrtimin në parim të Projektligjit nr.04/L-75 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu në parim këtë projektligj dhe e procedoi më tej për shqyrtim në Kuvend. Në vijim u shqyrtua Projektligji 04/L-65 për Të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta me amendamentet e propozuara nga grupi punues. Komisioni përkrahu amendamentet në tërësi dhe procedoi Projektligjin më tej në Kuvend. Në këtë mbledhje u përkrahën edhe amendamentet e grupit punues në Projektligjin për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, i cili gjithashtu u procedua më tej për shqyrtim.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media