Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 27.09.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës. Kryesuesja e grupit punues, Sala Berisha- Shala, prezantoi amendamentet e projektligjit, të cilat unanimisht u përkrahën nga anëtarët e Komisionit. Ndërkaq, kryetari i Komisionit,
Zenun Pajaziti, tha se miratimi i Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës kërkohet edhe në Raportin e Progresit të KE-së për Kosovën.