Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 28.09.2011




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare, ka shqyrtuar raportin për monitorimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, të punuar nga deputetja Albana Gashi. Para komisionit, deputetja Gashi bëri një prezantim të përgjithshëm të këtij raporti, duke potencuar aktivitetet për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, kryesisht përmes vizitave në terren dhe takimeve nëpër institucione lokale dhe qendrore, organizimit të dëgjimit publik etj. Sipas saj, raporti përfshin edhe konkluzione dhe rekomandime.

Pas diskutimeve, komisioni e përkrahu raportin në parim, me mundësi të plotësimit të tij.

Sa i përket peticionit të koalicionit ad-hoc lidhur me Projektligjin për qendrën historike të Prizrenit, u dakordua që qëndrimi të merret pas konsultave të nevojshme.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...