Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 27.09.2011
Komisioni për të Drejtat , Ineresat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen, të cilën e kryesoi Goran Marinkoviqi, kryetar i Komisionit, mori pjesë zëvendëskryeministri dhe ministër i Admnistrimit të Pushtetit Lokal, zotëri Sllobodan Petroviqi, i informoi anëtarët e komisionit lidhur me implementimin e Ligjit nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbledhje pos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga ministria për Admnistrimin e Pushtetit Lokal, OSBE- ja, të ambasadës së SHBA- së dhe Zvicrës, si dhe përfaqësuesit e NDI - së dhe Këshillit Konsultativ për komunitete pranë Zyrës së Kryetarit të Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e cekur, duke folur lidhur me implementimin e ligjit nr. 02/L-047 Për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Bashkësive dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër i Admnistrimit të Pushtetit Lokal, zoti Slobodan Petroviq, theksoi se kjo ministri qëllimin e vet parësor të veprimit e ka drejtuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e interesave të të gjitha komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë dhe se punën e tyre e kanë mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe në ligjet që rregullojnë të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve.Në vazhdim ministri Petroviq theksoi se çështja e drejtave të njeriut dhe lidhur me këtë dhe të drejtat e bashkësive nacionale , të cilat jetojnë dhe punojnë në Kosovë, ka qenë qëllimi kryesor i punës dhe veprimit të kësaj ministrie, dhe para së gjithash lidhur me zbatimin e ligjit për gjuhët, ligjit për mbrojtjen e bashkësive, të ligjit për të Drejtat e njeriut, si dhe të ligjit për diskriminim. Njëherit kjo ministri punën e vet gjithëpërfshirëse e ka drejtuar në hapjen e zyrave komunale të komnunitetve për të drejtat e njeriut, të cilat deri më tani veprojnë në 34 komuna në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe në themelimin dhe veprimin të zyrave komunale për mbrojtjen e bashkësive dhe atë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ku veprojnë në ruajtjen e të drejtave dhe ineteresave të të gjitha bashkësive të cilat jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Në fund duke folur për përdorimin e gjuhëve dhe shkresave të bashkësive nacionale, ministri Petroviq, theksoi se krahas gjuhëve zyrtare,të gjuhës shqipe dhe të gjuhës serbe, atje ku jeton bashkësia turke dhe bashkësia boshnjake, aty përdoret gjuha turke, gjegjësisht gjuha boshnjake si dhe gjuhët të cilat janë në përdodrim zyrtar. Për ndryshe prej gjithsej 34 komunave, 30 syresh e kanë aprovuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, ku përkthehen dokumentet zyrtare në gjuhët e bashkësive edhe pse nuk janë gjuhë zyrtare.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e komisionit i bënë shumë pyetje ministrit Petroviq si p.sh, çka ka bërë kjo Ministri konkretisht lidhur me atë që edhe gjuha rome të përdoret si gjuhë gjatë përdorimit zyrtar në ato komuna ku jetojnë dhe punojnë pjesëtarët e bashkësisë rome, çka është duke u punuar konkretisht në ato zyra komunale të bashkësive të cilat janë jofunksionale gjatë punës së styre, a kanë kërkuar përmes kësaj ministrie që edhe Reçani të jetë komunë e re si dhe në atë që në të gjitha komunat të funksionojnë zyrat e përkthimit ku do të përktheheshin të gjitha dokumentet zyrtare si në gjuhët zyrtare ashtu edhe në gjuhët e bashkësvie për të cilat ka nevojë.