Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 04.10.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi propozim amendamentet e grupit punues të Projektligjit për tregti me jashtë.

Pas shqyrtimit një për një të amendamenteve, kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, e hodhi në votim projektligjin, i cili u përkrah unanimisht nga anëtarët e Komisionit.

Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues për monitorimin e Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...