Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 04.10.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës, Projektligji për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Projektligji për Hekurudhat e Kosovës, Projektligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe Projektligji për Statistikat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Anëtarët e Komisionit konstatuan se këto projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale janë në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe mund të procedohen më tej.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane