Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 04.10.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Goran Marinkoviç - kryetar i Komisionit u shqyrtuan shtatë projektligje: P/ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-59 për shtetësinë e Kosovës, me Raportin e Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje e FSK-së, me amendamente, P/ligji nr. 04/L-53 për Akademinë kosovare për Siguri Publike, në raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, me amendamente, P/ligji nr. 04/L-63 për hekurudhat e Kosovës, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente P/ligji nr. o4/L-65 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, P/ligjin nr. 04/L-36 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie me amendamente, P/ligji nr. 04/L-45 për partneritetin publiko - privat, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L - 58 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-174 për financimin e subjekteve politike, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente.

Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, edhe pse në rend dite ishte miratimi i P/ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, kjo pikë e rendit të ditës për herë të dytë u shty për mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për  të Drejtat dhe  Interesat e Komuniteteve dhe Kthim