Lajmet e fundit

Nesër vjen për vizitë në Kosovë kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi

, 07.10.2011




Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr Jakup Krasniqi, nesër (më 8 tetor 2011) vjen për vizitë në Kosovë Shkëlqesia e Tij, Jassem Mohammad Al Kharafi, kryetar i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, i cili udhëheq delegacionin parlamentar kuvajtian.


Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Nga agjenda e vizitës së delegacionit Parlamentar të Kuvajtit në Kuvendin e Kosovës:

E shtune, 8 tetor 2011

13:55: Arritja në aeroportin e Prishtinës të delegacionit nga Kuvajti:
Pritje nga:
Z. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Sh. T. Z. Mohammad Fadel Khalaf, ambasador i Kuvajtit në Bosnjë-Hercegovinë
Z. Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite
Z. Ismet Krasniqi, sekretari i Kuvendit të Kosovës

14:35 Ceremonia e pritjes në hyrjen e Kuvendit:
Mediet: pamje

15:05 Nënshkrimi në librin e vizitorëve
Mediet: pamje

15:10-16:00 Takim zyrtar i delegacioneve
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediet: pamje

16:05-16:20 Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryetarëve
Vendi: holli para Kabinetit të kryeparlamentarit

Kryeparlamentari Kuvajtian, Al Kharafi, gjatë vizitës në Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Delegacioni parlamentar i Kuvajtit kthehet në atdhe, ditën e hënë, më 10 tetor.

12:00 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në Kuvajt

Nesër vjen për vizitë në Kosovë kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi