Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 12.10.2011
U shqyrtua raporti i Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosoves
Komisioni u informua lidhur me vizitën në Shqipëri
Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albin Kurti , kryetar i Komisionit, shqyrtoi i Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës dhe Ligjit nr. 03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.
Është vlerësuar i mirë dhe gjithëpërfshirës raporti i Grupit punues (në përbërje: Albin Kurti, Hydajet Hyseni dhe Donika-Kadaj-Bujupi). Në raport janë theksuar aktivitetet e grupit punues si: vizita në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kontaktet që ka pasur Grupi punues me disa ambasadorë të Kosovës nëpër vendet evropiane, si dhe hartimi i pyetësorit lidhur me zbatimin e ligjeve të përmendura, të cilit i janë përgjigjur shumica e ambasadorëve tanë.
Raporti i Grupit punues bashkë me rekomandimet e propozuara, njëzëri i është rekomanduar për shqyrtim mbledhjes plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme është folur edhe për punën e deritashme për amendamentimin e Projektligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.
Komisioni u informua nga kryetari ,Albin Kurti, lidhur me vizitën në Shqipëri të disa anëtarëve të këtij komisionit, kurse nga Hydajet Hyseni për vizitën e një delegacioni parlamentar të Kosovës në Kanada.