Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi nesër udhëton në për në Hungari
, 10.10.2011
Kreu i Kuvendit të Kosovës, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Budapest
Me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Sh. T. Lszló Kövér, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniq, do të marrë pjesë në Konferencën e pestë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Budapest.
Në këtë konferencë Kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga z. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në pjesën e parë të konferencës, më 12 tetor, do të debatohet në temën: “Perspektivat e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimit në Bashkimin Evropian”, kurse në pjesën e dytë, më 13 tetor , debatohet në temën: “Dimensionet e Sigurisë dhe Bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor”
Nisja nga Prishtina me 11 tetor në 15:05
Kthimi nga Budapesti më 13 tetor në 14:25