Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 10.10.2011




U përkrahën një sërë projektligjesh

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me ç‘rast u caktua grup pune.

Anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe përkrahën këto raporte me amendamentet e komisioneve funksionale të këtyre projektligjeve: Projektligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Projektligjit për Partneritet Publiko - Privat, Projektligjit për Statistikat Zyrtare në Republikën e Kosovës, si dhe të Projektligjit për tregti me jashtë.

Në vijim anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe një sërë projektligje tjera me raportet e amendamenteve të komisioneve funksionale. Nuk morën dritën jeshile këto projektligje:  Projektligji për Hekurudhat e Kosovës,  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës, Projektligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe Projektligji për financimin e subjekteve politike. Nga komisionet përkatëse u kërkua që të riformulohen sërish disa amendamente të këtyre projektligjeve.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion