Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 10.10.2011




Anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentin të cilin GP 6+ e propozoi si amendamenti 1 dhe atë në nenin 3 paragrafi 12.6

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, I kryesuar nga kryetari i Komisionit, z.Goran Marinkoviæ, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore e rendit  të ditës ishte: shqyrtimi i P/ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.03/L-047, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e EURS-it, ICO-së, OSBE-së, të Ambasadës së Zvicrrës në Prishtinë, si dhe ata të Këshillit konsultatitv për komunitete pranë Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Zyrës për komunitete nga Zyra e Kryeministrit.

Pas një debati të mundimshëm, anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentin e propozuar të cilin GP 6+ e propozoi si amendamenti 1 dhe atë në nenin 3 paragrafi 12.6, i cili thotë: „Këshilli konsultativ për komunitete është i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe nga Qeveria e Kosovës, Zyra e Presidentit dhe nga institucionet tjera të rëndësishme.

Komuniteti malazez dhe ai kroat do të kenë nga dy përfaqësues në Këshillin konsultativ.
Nga dy përfaqësues do të jenë edhe nga komuniteti rom, egjiptas, ashkalijë dhe ai goran, prej tyre një duhet të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Komuniteti turk dhe boshnjak i kanë nga tre anëtarë, prej të cilëve një duhet të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komuniteti serb i ka pesë përfaqësues, prej tyre dy duhet të jenë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.’’

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim