Lajmet e fundit
Kryekuvendarit Krasniqi i dorëzohet Raporti i Progresit
, 14.10.2011
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, iu dorëzua sot Raporti i Progresit nga z.Khaldoun Sinno, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Me këtë rast, z.Khaldoun Sinno, njëherësh i përcolli kryekuvendarit Krasniqi edhe përshëndetjet e z.Pjer Mirel,drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian. Z.Khaldoun Sinno, mbështetur në faktin se Kosova ka agjendën e vet të zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian që të ndihmojë në realizimin e këtyre synimeve.
Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u falënderua për dorëzimin e Raportit dhe për përshëndetjet e z. Mirel, ndërsa në vijim tha se Kosovës duhet t' i krijohen lehtësi në rrugën drejt integrimit evropian. Për Kosovën, tha z. Krasniqi, nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE. Duke u ndërlidhur me këtë çështje, z. Sinno tha se procesi i integrimit është i vështirë, por i arritshëm.