Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 19.10.2011




Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albin Kurti , kryetar i Komisionit, shqyrtoi propozim-amendamentet për Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Pasi në takim është konstatuar se për këtë projektligj nuk është propozuar ndonjë amendament nga komisionet e tjera parlamentare a nga ndonjë deputet i veçantë, janë shqyrtuar 16 propozim-amendamentet e Grupit punues të Komisioni për Punë të Jashtme. Amendamentet e propozuara të këtij komisioni funksional është vendosur t'u përcillen komisioneve të përhershme parlamentare (Komisionit për Buxhet dhe Financa, Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, Komisionit për Integrime Evropiane , si dhe Komisionit për Legjislacion), në mënyrë që t'i shqyrtojnë (nga fushëveprimi i tyre) para se ato, bashkë me projektligjin, të shqyrtohen dhe të miratohen në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme