Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

, 25.10.2011




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka marrë në konsideratë njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me debatin parlamentar për Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, si dhe për Interpelancën lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Duke pasur parasysh se kryeministri Thaçi ka sqaruar se nga 17 tetori deri më 3 nëntor disa ministra të kabinetit të tij, në kuadër të intensifikimit të perspektives evropiane, do të gjenden për vizita zyrtare në Gjermani, Francë dhe SHBA, Kryesia ka vendosur që séanca e paraparë për datën 27 tetor, lidhur me debatin parlamentar për Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, të shtyhet për datën 8 nëntor.

Kryesia, ndërkaq, duke vlerësuar se kërkesa e Grupit parlamentar VETËVENDOSJE! për Interpelancën lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, i plotëson kushtet për tu radhitur në mbledhjen plenare të Kuvendit, ka vendosur që Interpelanca e kryeministrit Thaçi, në këtë temë, të mbahet të enjten, më 27 tetor.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit