Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 26.10.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, janë shqyrtuar amendamentet e grupit të punës së komisionit, për Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Me disa modifikime, komisioni i përkrahu amendamentet dhe Projektligji në tërësi u procedua për shqyrtim të mëtejmë në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale