Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 28.10.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, që e kryesonte z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar tri Projektligje si vijon: Shqyrtimi Projektligji nr.04/L-48 për tregtinë e jashtme, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, me amendamente,Shqyrtimi i Projektligjit për marrëveshjet ndërkombëtare nr.04/L-52, me Raportin e Komisionit funksional të Punëve të Jashtme, me amendamente si dhe shqyrtimi i Përfundimit të Komisionit të legjislacionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të tri Projektligjeve (për miratim ) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.