Lajmet e fundit
Nga e Komisionit për Bujqësi ...
, 31.10.2011
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani kryetar i Komisionit, formoi grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Komisioni vendosi që kryesues i këtij grupi punues të jetë, Sali Morina, ndërkaq anëtarë: Daut Haradinaj, Nait Hasani dhe Sevdie Lama. Në këtë mbledhje, po ashtu Komisioni emëroi edhe dy ekspertë për hartimin e rekomandimeve lidhur me Projektligjin për rregullimin e tokës. Ndërkaq, lidhur për Projektligjin për mbeturinat, Komisoni vendosi të organizojë dëgjim publik para se të formulojë rekomandimet.