Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 09.11.2011
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të cilën e udhëhoqi kryetari Zenun Pajaziti, shqyrtoi detyrimet e komisionit që dalin nga Propozim-plani i Veprimit të Kuvendit për vitin 2012, i Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2011.
Pasi i shqyrtuan një për një të gjitha detyrimet e parapara në këtë dokument, anëtarët e komisionet, me disa ndryshime, i përkrahën ato.
Në këtë mbledhje u informua edhe për vizitën e komisionit në Republikën e Shqipërisë, më 24-26 tetor, si dhe u diskutuan disa çështje të tjera që lidhen me punën dhe fushëveprimtarinë e komisionit.