Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 10.11.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, nr. 04/L -68. Në fakt, Komisioni pas një pune të gjatë në shqyrtimin dhe amendamentimin e këtij Projektligji, në këtë mbledhje përkrahu në tërësi amendamentet dhe njëherësh e procedoi këtë Projektligj për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Propozim Planin e Veprimit të Kuvendit për vitin 2012, si dhe detyrat që dalin para këtij Komisioni edhe nga Raporti i Progresit 2011 për Kosovën. Në këtë frymë, varësisht nga gjetjet në këtë Raport të Progresit, Komisioni përcaktoi dinamikën e tij të punës, duke përcaktuar edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me dëgjimet publike, kërkimin e raporteve nga ministritë, agjencitë dhe institucionet tjera, takimet me subjektet përkatëse etj.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media