Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

, 14.11.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nait Hasani, u vendos që amendamentet e Projektligjit për rregullimin e tokës të shqyrtohen në mbledhjen e radhës. Vendimin e Komisionit e përkrahën edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mënyrë që të harmonizohen qëndrimet në mes tyre dhe grupit punues të Komisionit. Po ashtu, në mbledhjen e radhës Komisioni do të marrë vendim edhe për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2012.

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor