Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 29.11.2011




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar ka shqyrtuar amendamentet në Projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Pas shqyrtimit një për një të amendamenteve, komisioni i përkrahu ato dhe Projektligjin e amendamentuar e procedoi në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale