Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputet -GGD u takua me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

, 02.12.2011




Sot në Kuvendin e Kosovës, Grupi i Grave Deputete-GGD në bashkëpunim me UNICEF-in u takuan me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve .
Takimin e hapi deputetja Suzan Novobërdali e cila tha se; edhe pse nuk ka ligj specifik për mbrojtjen të drejtave të fëmijëve, Kosova respekton Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe Kuvendi e në veçanti GGD, janë të përkushtuar që të japin përkrahje ligjore dhe institucionale kategorive e posaçërisht fëmijëve që janë të atakuar nga format e ndryshme të diskriminimit, të dhunës apo kanë mbetur pa familje dhe pa mbrojtje. Ndërsa deputetja Flora Brovina, e cila po ashtu udhëheq Qendrën për Nënën dhe Fëmijën, theksoi nevojën e bashkëpunimit më të fuqishëm të të gjitha këtyre organizatave me qëllim që të rritet niveli i mbrojtje strehimit dhe mirëqenia e fëmijëve.

Në Takim morën pjesë dhe informuan për angazhimet dhe rolin organizatave të tyre; Johannes Weding,Udhëheqës i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e Fëmijëve; Hamjet Dedolli, udhëheqës i Qendrës për parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave (Qendra MVPT) Artur Marku, i deleguar në Delegacionin Terre des Hommes; Ibadete Krasniqi, udhëheqës Në Amici dei Bambini Kosovë; Valbona Qitaku, drejtore në Shpresa për Fëmijët e Kosovës dhe Rudina Ademi Shala, zyrtare e programit -Save the Children.

Grupi i Grave Deputet -GGD  u takua me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve