Lajmet e fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara, Komisioni për të Drejtat e Njeriut organizoi koktej rasti
, 02.12.2011
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara, Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, organizoi sot një koktej rasti. Me këtë rast, kryetarja e Komisionit, Suzan Novobërdaliu, duke përshëndetur të pranishmit tha:" Vendi ynë, është ende në fillim të rrugës me zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara". Ajo në vijim i njoftoi të pranishmit me përkushtimin që ka Komisioni në përmbushjen e obligimeve, ndërkaq, në emër të kryetarit të Kuvendit i siguroi ata për përkrahje të vazhdueshme nga ai dhe Kuvendi i Kosoves. Edhe deputeti Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetë Vendosje, me këtë rast vuri në pah se kjo kategori e shoqërisë sonë meriton përkushtim më të madh nga ana e Qeverisë." Shteti duhet të jetë më solidarë në ndihmë të kësaj kategorie", tha Kurti. Ndërkaq, duke përshëndetur anëtarët e Komisionit dhe të pranishmit, përfaqësuesit e shoqatës HANDIKOS, dhe të shoqatave të tjera të kësaj kategorie, kërkuan ndihmë më të madhe nga institucionet e vendit, me theks të veçantë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.