Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti znj.Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e nënave”

, 08.12.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me znj.Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës "Thirrjet e nënave"-Gjakovë, e cila shoqërohej edhe nga disa anëtare të kësaj shoqate. Me këtë rast ky delegacion e njoftoi kryekuvendarin Krasniqi lidhur me veprimtarinë e kësaj shoqate, si dhe me vështirësitë me të cilat ballafaqohet në aspektin zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Kryekuvendari Krasniqi theksoi se ka mbështetur dhe do të mbështesë punën e kësaj shoqate, duke jetuar njëkohësisht me dhembjet e tyre.

Shoqata "Thirrjet e nënave" kërkon një interesim më të madh të institucioneve vendëse e ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të 1800 të pagjeturve, si dhe për përmirësimin e pozitës së familjarëve të të pagjeturve. Shoqata kërkon arrestimin e kriminelëve që bënë masakrat në Kosovë dhe përballjen e tyre me organet e drejtësisë.

Kryekuvendari Krasniqi priti znj.Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e nënave”