Lajmet e fundit
Kryetarja e GGD-së, Sahatqia, u takua me drejtoreshën e Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI), Kapitanova
, 09.12.2011
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete (GGD) të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Teuta Sahatqia, ka zhvilluar sot një takim me drejtoreshën e Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI), nga USAID, Glinka Kapitanova, gjatë të cilit është diskutuar për format e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit në qeverisjen lokale, me theks të veçantë, në Forcimin e Administratës Komunale, Fuqizimin e Kuvendeve Komunale, Rritjen e angazhimit të qytetarëve në qeverisjen komunale, Përmirësimin e Shërbimeve komunale si dhe Promovimin e Zhvillimit Ekonomik Lokal.
Sahatqia njoftoi znj. Kapetanova me përkushtimin e GGD-së për ta fuqizuar rolin e gruas në të gjitha fushat, e sidomos për inkurajimin e grave nga niveli lokal, që të jenë partnerë të barabartë me burrat në ngritjen e nivelit të demokracisë, mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik.
Sahatqia dhe Kapetanova u dakorduan që nga viti i ardhshëm të kenë bashkëpunim intensiv me gratë asambliste të komunave, të OJQ-ve, forumet e Grave etj.
Në takim morën pjesë edhe ekspertet e DEMI-it, Melihte Limani e Hanife Limani.