Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 13.12.2011
Sot, në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën në parim raportin e dytë për Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2011 dhe Planin e Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012 dhe mund të procedohen në mbledhjen plenare të Kuvendit.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u përkrahën edhe këto projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së: Projektligji për Rregullimin e Tokës, Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, Projektligji për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Kufirit shtetëror, si dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 2003/24 për Sport.