Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës
, 23.12.2011
Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2011, në mes tjerash diskutoi lidhur me propozimin e MPJ-së për kandidatët për ambasador dhe procedurat për emërimin e tyre.
Lidhur me këtë çështje, Komisioni vendosi që faza e ardhshme e punës së Komisionit, lidhur me ketë procedurë, të jetë dëgjimi i kandidatëve që do të mbahet në muajin janar.
Pas përfundimit të procedurës për dëgjimin e kandidatëve, Komisioni do t' ia përcjellë presidentes së Republikës së Kosovës raportin së bashku me shkresat përcjellëse.
Kryetari i Komisionit
Albin Kurti