Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 10.01.2012
Vërejtjet dhe rekomandimet e mbledhjes së sotme lidhur me Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Projektligjin për Hoçën e Madhe, do të formulohen në formë amendamentesh dhe do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës. Kështu vendosi Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit. Ndonëse këto projektligje kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, anëtarët e Komisionit edhe me këtë rast shprehën pakënaqësitë e tyre, duke vlerësuar se disa nga dispozitat ligjore të këtyre projektligjeve lënë anash trashëgiminë ortodokse shqiptare.