Lajmet e fundit

Në kuadër të veprimtarive për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

, 13.01.2012




Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 17 janar 2012, do të organizojë, në sallën e seancave plenare, çeljen e veprimtarive të tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ftuar, në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, si dhe dy nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti e Sabri Hamiti.

Në delegacionin parlamentar të Kosovës marrin pjesë edhe deputetët: Adem Grabovci, Flora Brovina, Teuta Sahaqija dhe Ahmet Isufi, si dhe këshilltarët e kryeparlamentarit Krasniqi, Ismet Hajrullahu dhe Skënder Reçica.

Në kuadër të veprimtarive për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë