Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 23.01.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, shqyrtoi serish Projeksionin e Buxhetit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për vitin 2012 dhe për periudhën janar-mars 2012.

Pas sqarimeve të ofruara nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Sulejman Shaqiri, të cilat komisioni i kishte kërkuar në mbledhjen e kaluar, projeksioni mori përkrahjen e anëtarëve të komisionit, të cilët, njëkohësisht, kërkuan që projeksionet dhe raportet e ardhshme të jenë më të detajizuara.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa