Lajmet e fundit
Nga aktiviteti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 24.01.2012
Në një drekë pune në vila "Gërmia, të organizuar nga NDI-aj, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi planin e Punës për vitin 2012. Me këtë rast, Komisioni formoi edhe grupin punues për shqyrtimin e Statutit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Lidhur me Planin e Punës për vitin 2012, anëtarët e Komisionit vlerësuan se agjenda e angazhimeve është e përshtatshme për punë efikase të Komisionit, ndërkaq, u pajtuan që sipas nevojës ajo të ndryshohet. Pas debatit, anëtarët e Komisionit unanimisht e miratuan atë në parim, dhe u zotuan se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojnë punën duke afirmuar idetë dhe iniciativat që janë në interes të qytetarëve. Planit të Punës së Komisionit për vitin 2012, iu dha mbështetje edhe nga NDI-aj, GAP-i dhe INDEP-i, përfaqësuesit e të cilëve premtuan përkrahje në realizimin e obligimeve që dalin nga Plani i Punës. Ndërkaq, kryetari i Komisionit Zenun Pajaziti, nga ana e tij i falënderoi ata për përkrahjen e deritashme dhe mbështetjen e premtuar.