Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 31.01.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve, si dhe planin e punës së komisionit për vitin 2012.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan planin e punës, të hartuar konform agjendës së përcaktuar legjislative.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale