Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 01.02.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i udhëhequr nga kryetari i komisionit, Ali Sadriu, u shqyrtua propozim-plani i punës së Komisionit, për vitin 2012.
Pasi u shpalos agjenda e planit të punës nga kryetari i komisionit dhe pas plotësimeve që bënë anëtarët e komisionit, Plani i Punës së Komisionit, për vitin 2012, mori përkrahje unanime.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson, për të cilin anëtarë të komisionit adresuan disa vërejtje, duke theksuar faktin se në komision është sjellë me vonesë materiali për Planin e Punës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Po ashtu, u kërkua që të bëhen Auditime të Perfomances në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Shëndetësisë, në Komisionin për Miniera dhe Minerale, etj, si dhe të sjellë informacione lidhur me qeratë që paguhen në sektorin privat nga Qeveria e Kosovës.
Krejtësisht në fund, Auditori Gjeneral, Lars Lage Olofsson, shpalosi Planin e Punës së ZAP-it dhe duke u përgjigjur në çështjet që u ngritën nga anëtarët e komisionit, tha se është planifikuar që të bëhen gjithsej 105 auditime, ndërkaq dy sosh janë realizuar.