Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 07.02.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Komisioni i dha afat shtesë grupit punues për hartimin e amendamenteve në Projektstatutin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe paraqitjen e tyre para komisionit, ndërsa krijoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.