Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon znj.Jozefina Topalli

, 21.02.2012




Me rastin e vrasjes së ushtarit të Komandos së Ushtrisë Shqiptare dhe plagosjen e një tjetri,me shërbim në Afganistan,kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë,znj. Jozefina Topalli, me këtë përmbajtje:"

E nderuara Zonja Kryetare,


Me keqardhje dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për vrasjen e një ushtari të Komandos së Ushtrisë Shqiptare që ishte në shërbim në Afganistan dhe plagosjen e një tjetri.

Nëpërmjet kësaj letre dua t'ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë vrasjen dhe sulmin mbi ushtarët shqiptarë të cilët janë duke dhënë kontribut të çmuar në sigurimin e paqes në Afganistan.

Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjes së ushtarit të vrarë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa ushtarit të plagosur i urojmë shërim sa më të shpejtë.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

 

 

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon znj.Jozefina Topalli