Lajmet e fundit
Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës
, 23.02.2012
Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, të kryesuar nga kryetari i nën-komisionit, Armend Zemaj, u shqyrtua mocioni procedural i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, që ka të bëjë lidhur me seancën e 31 janarit të këtij viti, për rezolutën e propozuar nga PDK-ja dhe Koalicioni Qeverisës, të miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të komisionit, nëse ka pasur ose jo shkelje procedurale në seancën e jashtëzakonshme të 31 janarit, me shumicë votash u konstatua se nuk ka pasur shkelje të rregullave procedurale gjatë kësaj seance.
Kërkesa e parë për seancë të jashtëzakonshme të propozuar nga pesë grupe parlamentare, ka përmbushur kërkesat formalo-juridike, bazuar në Rregulloren e Kuvendit.
Nuk ka pasur shkelje procedurale as për mënyrën e procedimit përmbajtësor, rezolutës për seancë të rregullt, nuk është cenuar rregulla 21.2 e Rregullores së Kuvendit, si dhe nuk është cenuar neni 42 apo rregulla 49. 1, meqë sipas shumicës së anëtarëve të komisionit, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit paraprakisht për propozimin e rezolutës dhe se rezoluta e këtij grupi parlamentar është bërë gjatë rrjedhës se séances plenare.