Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti z. Fleckenstein dhe znj.Fajon

, 23.02.2012




Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin për bashkëpunim parlamentar BE-Rusi, njëherësh i ngarkuar edhe me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Serbinë, Knut Fleckenstein, si dhe znj. Tanja Fajon, raportuese e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian mbi çështjet e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast u bisedua rreth bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Në këtë frymë, kryekuvendari Krasniqi u falënderua për bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve, ndërsa mysafirët nga Bashkimi Evropian u zotuan për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, pos tjerash u fol edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. U tha se Serbia duhet të respektojë marrëveshjet e arritura. Në takim gjithashtu u bisedua edhe për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Kryekuvendari Krasniqi priti z. Fleckenstein dhe znj.Fajon