Lajmet e fundit
Deputetet Donika Kada-Bujupi dhe Vjosa Osmani pritën deputetin e Bundestagut, z. Juratoviq
, 24.02.2012
Deputetet, Donika Kadaj Bujupi dhe Vjosa Osmani, pritën deputetin e Bundestagut, z.Josip Juratoviq, me të cilin diskutuan për format e bashkëpunimit të mëtejmë të deputetëve të RF Gjermane me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Znj. Kada Bujupi dhe znj. Vjosa Osmani, ishin pjesë e delegacionit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në vizitën e vjeshtës së vitit të kaluar që u bë në Gjermani, ndaj ky takim ishte në vazhdën e bashkëpunimit ndërparlamentar. Deputetet folën edhe për diasporën e Kosovës në RF të Gjermanisë, për rolin e Gjermanisë në proceset integruese dhe për përkushtimin e deputeteve për të ngritur në nivel më të lartë funksionimin e institucioneve demokratike ku sundon rendi dhe ligji. Takimi u bë në saje të përkrahjes së "Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung".