Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 24.02.2012




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga z. Goran Marinkoviq - kryetar, u shqyrtoi gjithse tri projektligje dhe atë: Projektligjin nr 04/L-44 për Komisionin e Pavarur për Media, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media me amendamente; Projektligjin nr.04/L-84për pensionet e pjesëtarëve të FSK-së, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së me amendamente, si dhe Projektligjin nr.04/L-89 për donacione humanitare, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente.


Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Edhe pse në këtë mbledhje ishte paraparë edhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-62 për fshatin Hoçë e Madhe, me Raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, i njëjti u shty për mbledhjen e adhshme të Komisionit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve  dhe Kthim